E dhimbshme: Ky është çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik në Komoran

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite në Komoran, ku si pasojë e një aksidenti tragjik humbën jetën dy persona.

Sinjali mëson se viktimat janë Përparim Ahmeti dhe gruaja e tij Mihane Ahmeti nga fshati Resinovc i Komunës së Lipjanit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar edhe një 26-vjecare, e cila jeton në Gjermani, sipas ekipeve mjekësore në Qendrën Emergjente në QKUK gjendja e të lënduarës është stabile.

Lexo edhe:  Pronari kosovar i kompanisë ua dhuron nga 5 ari tokë punëtorëve, do t’ua ndërtojë edhe shtëpitë