E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit nga Deçani që humbi jetën në një aksident në Itali

Një ngjarje tragjike që ndodhi ditë më parë në Itali u mori jetën dy personave, njëri prej të cilëve ishte i riu nga Kosova, Driton Sadikaj, vetëm 22-vjeçar.

I riu nga Deçani ishte duke shkuar në punë kur ndodhi aksidenti fatal. Mediat italiane raportuan se një kamion ishte përplasur me një tjetër mjet, nga ku përveç dy viktimave, një tjetër person mbeti i lënduar rëndë.

Familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit Driton Sadikaj nesër, më 5 qershor 2025. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Dashinoc, nga ora 16:00.

Lexo edhe:  Raportohet për një rast dhunimi në Pejë, arrestohet i dyshuari