Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh i lehtë shiu. Do të vazhdojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriu e veriperëndimi, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite përreth zonave malore do të ketë zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, ndërsa vazhdojnë erërat ende të freskëta nga veriperëndimi.
Ditëve të ardhshme pa ndonjë ndryshim të madh. Të Enjten fronti i ftohtë sjellë reshje kalimtare paksa më intensive dhe ulje të temperaturave. Të Premten përmirësim gradual por mbetet ende freskët. Vera fillon të troket në fundjavë. Fundjava me rritje graduale por të sigurt të temperaturave./MeteoBallkan