Alarm për mjet të dyshimtë shpërthyes në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:00, ka pranuar një informacion lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në lagjen Qëndresa, ‘avullojnë’ stoli ari e ora dore në vlerë të 20 mijë € nga një shtëpi