E vodhi veturën “Renault Trafic” në Shtime – zbulohet emri i të dyshuarit

Në qytetin e Shtimes një qytetari i është vjedhur vetura nga oborri i shtëpisë së tij gjatë natës.

Sinjali mësoi se ankuesi, T.H., ka raportuar se vetura e tij e tipit “Renault Trafic”, me targa 05-522-EO, është zhdukur nga oborri i shtëpisë së tij në rrugën “De Rada”.

Por, burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se është identifikuar dhe arrestuar personi që dyshohet për vjedhjen e veturës.

I dyshuari është: Shqiprim Llugaxhiu, rreth 25-vjeçar, banues në rrugën “Faik Konica” në Shtime, shtetas shqiptar.

Sipas burimeve, ndaj tij janë ndërmarrë procedurat ligjore për veprën penale “Vjedhje e rëndë e automjetit”, ndërsa vetura është lokalizuar dhe është sekuestruar nga Policia si provë materiale.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të konfirmuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Lexo edhe:  "Gëzimi iu ndërpre në gjysmë”, Halil Kastrati i premtoi ndërtimin e shtëpisë, por vëllau nuk e lë ta ndërtojë në pronën e tij