Ia vodhi iPhonin në korridor – 19 vjeçarja në Mitrovicë e denoncon një ditë më pas, telefoni i kthehet pas arrestimit të të dyshuarit

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Kështu, një vajzë 19 vjeçare në Mitrovicën e Veriut ka rënë viktimë e një vjedhjeje, pasi dikush i mori telefonin që e kishte lënë për pak çaste në korridorin e banesës së saj.

Rasti ka ndodhur më 22 maj 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Qika Jovina”. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima, N.V. rreth 19-vjeçar, kishte lënë iPhone 13 në korridor, ndërsa po bartte disa gjëra në banesë. Pak më vonë kishte vërejtur se telefoni ishte zhdukur.

Ajo e ka raportuar rastin të nesërmen (23 maj) dhe falë punës operative të Policisë, i dyshuari Predrag Simic, rreth 44- vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar. Telefoni i është kthyer viktimës, ndërsa palët janë intervistuar në stacionin policor, thonë burimet e Sinjalit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Ministri Peci: Opozita është bërë sikur shtinset e katunit