Kokën me thes të zi, trupin me perde – vëllezërit tentuan ta zhdukin trupin e viktimës diku në mes të Malit të Madh

Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Kosovë. Biznesmeni, Bedri Rexhepi u vra me 8 prill nga Jeton Vllasaliu, i cili u ndihmua nga vëllai i tij, Nexhati në mbulimin e krimit, në transportimin e kufomës deri tek vendi ku do të gjendej në fund të shtatorit të këtij viti. InDoks ju sjell detajet ekskluzive të rastit.

Me 8 prill, Bedri Rexhepi e kishte marrë makinën e tij për ta takuar Jeton Vllasaliun, i cili ia kishte sugjeruar dy vetura për blerje, pasi i ndjeri kishte një biznes për shit-blerje të veturave. Blerja do të bëhej në Ferizaj.

Por, sipas Prokurorisë plani i vërtetë i Jetonit ishte që ta vriste Bedriun. Motivi siç tha edhe prokurori i rastit ishte tejet i ulët, që t’ia merrte 30 mijë eurot që besonte që ai kishte me vete, pasi që vlera e veturave që ishte planifikuar që ti blinin ishte aq.

Rrugës, Jeton Vllasaliu do ta binde Bedriun që të ktheheshin tek shtëpia e vëllait të tij, Nexhatit, poashtu i akuzuar për bashkëkryerje të vrasjes së Bedri Rexhepit. Do ta bindte madje që të hynin edhe brenda për të pirë kafe.

Siç edhe vet dorasi ka deklaruar ka përgatitur kafet dhe pastaj janë fjalosur e ky i fundit e ka kapur për fyti derisa më Bedriu nuk merrte frymë. Viktima kishte tentuar që të rezistonte, por pa sukses.

Pesë deklarata të ndryshme i ka dhënë i akuzuari kryesor për vrasjen e Bedriut në Prokurori. Njëherë e pranonte herën tjetër e mohonte vrasjen.

“I qita kafe e pastaj e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më. E futa në thes të zi…” – Insajderi sjell rrëfimin e frikshëm të vrasësit të biznesmenit Bedri Rexhepi
E vërteta e rastit rrëfehet vetëm me 7 tetor.

Lexo edhe:  “Specialët” po kryejnë edhe sot bastisje për armë në veri

Në këtë datë, ai do të fliste pa u ndaluar. Madje do ti kërkonte falje Prokurorisë e familjes siç thoshte ai, për këto telashe që iu ka shkaktuar.

Jeton Vllasaliu para prokurorisë kishte deklaruar që kur e kuptoi që e ka vrarë Bedri Rexhepin, kishte tentuar që ta kthente në jetë. Kishte tentuar edhe që të ia kthente funksionin e organeve vitale duke e shtypur 5-6 herë në kraharor, por pa sukses. Kur u bind që Bedriu tashmë kishte vdekur, ai do t’ia vendoste një thes të zi të plastikës në kokë. Këtë thotë se e ka bërë se e kishte vështirë që t’ia shihte fytyrën.

Ai pastaj do ta dërgonte trupin e pajetë të Bedriut në katin e tretë të shtëpisë së vëllait, Nexhat Vllasaliu. Do ta linte aty. Me trupin do të merrej më vonë, bashkë me vëllain tash. Edhe pse pretendon se ishte i shokuar, ai megjithatë u kujdes që sa më parë të fshinte prova e krijonte alibi që nuk e ka kryer vrasjen, vraje për të cilën Prokurori Armend Hamiti është i bindur që është e planifikuar.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale për fat të keq është i ulët, pasi sipas hetimit tonë i cili ka zgjatë përreth 18 muaj rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përftimit material gjegjësisht shuma 30 mijë euro, të cilat të akuzuarit kanë besuar se tanimë i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon, për të cilin kanë bërë plan dhe e kanë ekzekutu”, ka thënë prokurori.

Për këtë vrasje, që si krim mund të jetë parë nëpër filma triller, një dosje e madhe e Prokurorisë të cilën e posedon InDoks, tashmë është deponuar në Gjyq.

Lexo edhe:  Çfarë ka ndodhur me pamjen e Albatrit Muqiqit, shfaqet i transformuar

Një proces gjyqësor në ardhje do të zbuloi edhe detaje tjera, pasi që Prokurori i rastit tashmë ka në dorë shumë prova.

Biznesmeni Bedri Rexhepi u varros të enjten në varrezat e qytetit në Shtime.