Sulm fizik në rrugën “Jeton Terstena” në Vushtrri, viktima përfundon në spital
Rreth orës 08:56 të mëngjesit të sotëm është raportuar një incident i rëndë në rrugën “Jeton Terstena” në Vushtrri, ku një person është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar/shqiptar (M/K/Sh), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me rastin të ndihmojnë në hetimet që po zhvillohen.