Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e një personi, kërkohet për “Vjedhje të rëndë” në Podujevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, përkatësisht Stacioni Policor në Podujevë, ka bërë publike fotografinë e një personi të dyshuar i cili është shpallur në kërkim, me autorizim të Prokurorisë Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari akuzohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila është e paraparë me nenin 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Rasti për të cilin po zhvillohen hetimet ka ndodhur më 6 nëntor 2024, në rrugën “Fitorja”, në fshatin Letanc të Podujevës.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të kontribuojnë me informacione që mund të çojnë në identifikimin apo lokalizimin e personit të dyshuar, qoftë përmes tipareve fizike apo të dhënave tjera që mund të ndihmojnë hetimin.

Lexo edhe:  Qyteti gjerman ofron 2 javë akomodim falas për të tërhequr banorë të rinj