Vjedhje e rëndë në Mitrovicën e Veriut – Hajnat thyejnë derën dhe grabisin para e stoli
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar mbrëmë, në rrugën “Car Dushani” në Mitrovicën e Veriut.
Viktima, N.N, rreth 31-vjeçar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, duke thyer derën hyrëse.
Sipas deklarimit të tij, nga banesa janë vjedhur një portofol me 350 euro dhe rreth 60-70 mijë dinarë, stoli argjendi në vlerë prej 40 eurosh si dhe një kuti cigaresh me vlerë 35 euro.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, ku rasti e ka cilësuar si “Vjedhje e Rëndë”. ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në SP-Mitrovicë Veri