Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Në “Dragodan” të Prishtinës, sot janë gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë të ditur për Reporteri.net se mbetjet janë gjetur pas gërmimeve të planifikuara, të cilat janë bërë me urdhëresë të Gjykatës përkatëse. Ai tha se mbetjet e gjetura janë të një individi, por se po vazhdojnë kërkimet për mbetje të personave tjerë.

“Po, sot me urdherese te Gjykates Themelore ne Prishtine-Departamentit Special ka filluar aktiviteti i planifikuar i germimit/zhvarrimit nga ekipet mjeko ligjore te Institutit per Mjekesi Ligjore, Eulex-it me mbeshterje te Policise se Kosoves – departamentit per hetimin e krimeve te luftes dhe KQPZH (Komisionit Qeveritar per Persona te Zhdukur). Deri me tani jane gjetur mbetjet mortore te nje individi qe i takon kohes se luftes, mirepo punimet jane duke vazhduar ne kerkimin edhe te personave te tjere. Mbetjet mortore do te dergohen ne IML ku do t’i nenshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore dhe procesit te identifikimit.” – ka thënë Haliti.

Lexo edhe:  Mbyllet kjo rrugë në Prishtinë për një muaj