Vdekja e dizajnerit Festim Isufi – Prokuroria intervistoi sot bashkëshorten e tij
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vdekjen e dizajnerit të njohur, Festim Isufi, i cili u gjet pa shenja jete më 9 maj në banesën e tij në Rrugën B. Përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë.
Burime të Insajderit bëjnë me dije se bashkëshortja e Isufit është intervistuar sot nga Prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedie.
Raporti i autopsisë ende nuk është gati.
Ndërkohë, Insajderi ka kërkuar zyrtarisht përgjigje nga Prokuroria për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur Kosovën, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.