Policia e Kosovës bashkë me KFOR-in zhvillojnë ushtrim të përbashkët

Sot, Policia e Kosovës zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës. Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Lexo edhe:  Bedri Hamza në Ditën e Veteranit: Pa UÇK-në nuk do të kishte liri, pavarësi dhe shtet, 50% rriten pensionet për kategoritë e luftës