Arsimtari që hodhi flamurin kombëtar e plisin në mbeturina deklarohet i pafajshëm
Mësimdhënësi i lëndës së gjuhës angleze Muhamet Hajredinaj, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes nga Prokuroria Speciale, është deklaruar i pafajshëm.
Prokuroria pretendon se ai ia hodhi një nxënëseje të klasës së 6-të plisin dhe flamurin kombëtar në bërllok të cilat ajo i mbante me vete për rastin e ditës së flamurit.
“I pandehuri për shkak të bindjeve të tij fetare, të cilat i ka shprehur edhe përpara në prani të nxënësve, ka marrë flamurin kuqezi dhe plisin dhe përkundër kundërshtimeve të nxënësve i ka hedhur në shportën e mbeturinave dhe e ka larguar nga ora mësimore, një nxënëse e cila i mbanë këto simbole me qëllim të pjesëmarrjes në programin festiv të organizuar nga shkolla me rastin e Ditës së flamurit”, ka thënë prokurori i rastit.
Sipas tij me këto veprime Hajredinaj ka nxitur urrejtje dhe mosdurim në mes të grupeve kombëtare, etnike dhe fetare.
Pas rasrtit Hajderinaj ishte pezulluar nga puna në shkollën “Xhemail Mustafa”, në tetor të vitit 2024.