Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave
1 mijë e 624 qendra votimi janë numëruar deri në ora 09:00 të mëngjesit në nivel vendi në Shqipëri.
Me votat e numëruara deri më tash, Partia Socialiste e Edi Ramës kryeson bindshëm me 52.84%.
Më pas renditet Partia Demokratike e Sali Berishës me 34.25%.
E treta Partia Socialdemokratie me 3.74 %.
E katërta Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 3.45%.
E pesta Partia Mundësia me 2.62%.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 214,969 vota – 52.8%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,532 vota – 34.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,047 vota – 3.7%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,076 vota – 3.5%
Partia Mundësia – 10,671 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 5,081 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,518 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,427 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 767 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 511 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 294 vota – 0.1%