Parashikimi i motit për sot dhe fillimin e javes
Sot pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Do të fryjnë të freskëta kryesisht nga veriu, ndërsa pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore në Dukagjin. Temperatura maksimale deri në 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kodrinore-malore, por lokalisht mund të ndodhë edhe në viset tjera.
Rrebeshe të izoluara priten edhe të Martën dhe atë kryesisht në Shqipëri dhe disa vise kodrinore-malore.
Mesi i javës pak më stabil dhe më i nxehtë, ndërsa të Enjten vonë përkeqësim substancial i motit./MeteoBallkan