Votoi ministrin e Brendshëm dhe publikoi foto, kush është ish-polici i arrestuar?
Ish-polici, Renato Feri është arrestuar sot pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor.
Në postimin e bërë në rrjete sociale, Feri shfaqet duke votuar për Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ai është një emër i njohur për strukturat e policisë, pasi në vitin 2023 ai u përjashtua nga atje pas një incidenti.
Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët, ngjarje kjo e cila ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, shkruan Euronews.al
Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore