Aksident mes tre automjeteve në Shupkovc, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur, rreth orës 09:15 të mëngjesit, në segmentin rrugor të Shupkovcit, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Aksidenti përfshiu tre automjete dhe shkaktoi dëme materiale të konsiderueshme.

Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveq dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona.”, tha ai.

Lexo edhe:  Aksident trafiku në Mitrovicë