Lajm më i mirë i ditës: Gjendet shëndosh e mirë i mituri, Aurel Krasniqi

Pas disa orësh kërkime intensive dhe shqetësimi nga familja, Aurel Krasniqi, 11-vjeçari i raportuar si i zhdukur, është gjetur shëndosh e mirë.

Ai është hasur nga hetuesit rreth orës 23:50 në Rrugën e Pejës dhe pas kontrollit mjekësor është konfirmuar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

I mituri ka sqaruar se gjatë kësaj kohe kishte qëndruar në një veturë të braktisur në lagjen Eliza, së bashku me disa shokë dhe nuk kishte pasur ndonjë problem.

Një përfundim i lumtur për një rast që kishte ngritur shqetësim të madh.

Lexo edhe:  Gjeniu kosovar në Gjermani: Aplikoi në 37 fakultete të mjekësisë, pranohet në të gjitha