Kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes, arrestohet pejani

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “marrëdhënie seksuale brenda familjes”.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES /Pejë 19.10.2022 – 06:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Lexo edhe:  Alarmi i Kurtit për lëvizjet e forcave serbe në kufi me Kosovën: Jemi duke vëzhguar, ky afrim s’është normal