Aksident zingjiror në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përfshihet edhe një veturë e Policisë

Një aksident zingjiror ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Shkabaj.

Në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura, tri prej të cilave kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Jepi zë.

Sipas pamjeve të siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

 

Dyshohet se kjo veturë ka shkaktuar përplasjen më të fuqishme, pasi automjeti që ndodhej para saj ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e pasme. Si pasojë e përplasjes, kësaj vetura i janë hapur airbag-ët.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar kolonë të gjatë dhe ngadalësim të qarkullimit në këtë segment të rëndësishëm rrugor./ Jepi zë

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve vijim