Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, detaje nga aksidenti në Fushë Kosovë

Këmbësori i cili u godit në Fushë Kosovë para pak çastesh ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për rastin dhe gjendjen e të lënduarit kanë bërë të ditur për Gazeta10 nga Policia e Kosovës.

”Para pak qaste në udhëkryqin te ish-baumarketi në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e përfunduar ekzaminimin e plotë të tij. Pas përfundimit të ekzaminimit, do të vazhdohet me veprime të mëtejshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Informacione të tjera do të bëhen të ditura në kohën e duhur”.

Lexo edhe:  Sërish shpërthim në veri, shok-bomba shkakton dëme