Dy persona shoqërohen në Polici, qëndronin para gjykatës ku po zhvillohet seanca për të dyshuarit ndaj Likës

Në kohën kur dhe ka nisur seanca dëgjimore ndaj gjashtë të arrestuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Policia ka shoqëruar për në stacion dy persona që po qëndronin para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, tha se dy personat nuk kishin dokumente identifikuese me vete.

“Dy persona i kanë shoqëruar për verifikim se s’kanë pasë dokumente me vete”.

Prokuroria në Ferizaj tashmë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashë të dyshuarve, ndërsa nën masën e paraburgimit është i dyshuari kryesor, 18-vjeçari Rejhan Bela

Lexo edhe:  E dhimbshme: Vdes 6 vjeçarja nga Mitrovica, Suela Hajdari