Vdiq Papa Françeksu

Vatikani njoftoi të hënën se ka vdekur Papa Françesku, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai ishte në moshën 88-vjeçare dhe kohëve të fundit kishte probleme shëndetësore.

“Të dashur vëllezër e motra, me pikëllim të thellë duhet ta njoftoj vdekjen e babait tonë të shenjtë Françesku” – njoftoi kardinali Kevin Farrell në televizionin e Vatikanit.

Papa Françesku, emri i plotë i të cilit është Jorge Mario Bergoglio, ishte zgjedhur papë më 13 mars 2013, duke befasuar shumë vëzhgues të Kishës, të cilët e shihnin atë si pa gjasa për këtë pozitë.

Lexo edhe:  Pasi kreu vrasjen me armë zyrtare, polici i dyshuar u vetëdorëzua në Stacion, Inspektorati i publikon detajet e rastit