Vetëaksident në Zllaq të Istogut, lëndohen pesë persona – po trajtohen në emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zllaq të Istogut, ku një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar jashtë rrugës kryesore, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:20, Policia  është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.

Lexo edhe:  Arrestohet mitrovicasi që rrezikonte trafikun publik