Arrestohet një person dyshuar për grabitje në kryeqytet
Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit- veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhur më 15.11.2024, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës.
I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.