Aksident i rëndë mes veturës dhe motoçikletës në Drenas, humb jetën një person – lëndohet një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku pas një aksidenti të rëndë një 24 vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Vdekja e viktimës ësghtë konstatuar nga ekipet mjekësore në QKMF-në e Drenasit.

Ndërkaq, nga ky aksident i lënduar ka mbetur edhe një person tjetër.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të  cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë“, thuhet në konfirmim.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  “Gjaku i saj i qoftë falë këtij dheu”, Hajdari rrëfen sesi serbët ia vranë vajzën 10-vjeçare