Joz Marku zhduket nga Instagrami, nuk dihet nëse iu mbyll Instagrami apo u largua vetë

Llogaria e ish-konkurrentit të Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, nuk shfaqet më në Instagram. Nuk dihet nëse ai ka zgjedhur ta mbyllë vetë, apo i është mbyllur nga raportimet ose intervenimi i dikujt.

Jozi po vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

I njëjti të shtunën goditi me shuplakë Gjestin, derisa po largohej nga shtëpia e famshme, si i eliminuari i radhës – ndonëse kjo situatë u komentua me të madhe në rrjet.

Ai më pas u shoqërua nga Policia dhe u lirua të nesërmen, ku deklaroi se ‘po e provokonte tërë kohën’.

Lexo edhe:  Përleshje te HIB-i, theren me thikë dy të rinjë