Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës nga Mitrovica, Ismet Kabashi
Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryeprokurorit të Kosovës, Ismet Kabashi, një figurë e njohur në sistemin e drejtësisë dhe një emër me peshë në historinë e Prokurorisë së Shtetit, shkruan “Jepi zë”.
Ismet Kabashi u nda nga jeta më 13 prill 2025, duke lënë pas një trashëgimi profesionale dhe njerëzore që do të kujtohet gjatë, si dhe një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
Ceremonia e varrimit do të mbahet më 14 prill 2025, në ora 16:20 (pas ikindisë), në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.
Familja Kabashi ka njoftuar se kujtimi për të ndjerin do të mbetet i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.