Aksident i rëndë në Rahovec, kamerat e sigurisë filmojnë momentin kur furgoni e godet një person
Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Një furgon ka humbur kontrollin duke u munduar t’i shmanget një aksidenti me makinë, por ngjarja ka përfunduar më keq se që paramendohej.
Furgoni doli jashtë kontrollit dhe e goditi një burrë që ishte afër makinës së tij në pjesë të sigurt, afër dyqanit të një pompe derivatesh.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen e rëndë. Lexuesi që e ka dërguar videon në Gazeta Express, ka rrëfyer se personi që u godit ndodhet në gjendje të rëndë dhe se është duke u trajtuar në spitalin e Prishtinës.