Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi

Ka ndërruar jetë zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi.

Kjo u bë e ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku e njëjta u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe pjesëtarëve të Policisë.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljete Gashi, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Pronari i ‘Pasta Fasta’ kap punëtorët në flagrancë duke keqpërdorur mallin, dyshohet se shkaktuan dëm rreth 40 mijë euro