Tërmeti i fuqishëm në Mianmar, momenti kur shemben ndërtesat e çahen rrugët

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter goditi Myanmarin të premten në mëngjes ( me orën tonë). Tërmeti ishte aq i fortë sa është ndjerë në Tajlandë dhe vende të tjera fqinje. Tërmeti shkaktoi shembjen e ndërtesave si në Myanmar ashtu edhe në Bangkok, ndërsa rrugët u “ndanë” në dysh. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit.
Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe ndodhi rreth orës 14:20 (ora lokale, 07:20 me orën tonë) në një distancë prej afërsisht 17 kilometrash nga qyteti i Mandalay me rreth 1.2 milionë banorë, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Një pasgoditje tjetër me magnitudë 6.7 ballë bëri që autoritetet të paralajmërojnë popullsinë për të tjera lëkundje të forta.

Dëshmitarët okularë në Bangkok thanë se njerëzit, menjëherë pas tërmetit, dolën në rrugë në panik.

Lexo edhe:  “Çka o puna e qatij Bajrush Xhemajlit…”/ Konjufca tregon një batutë, deputetët shkrihen së qeshuri