Aksident me fatalitet: Vetura del nga rruga, humb jetën një 33-vjeçar shqiptar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të dielës në aksin rrugor Berat – Dimal, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave prapraprake, 34 vjeçari G.SH. ka humbur kontrollin e veturës së tij BMW dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri L.Ll 33 vjeç.
Drejtuesi i veturës është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit.