Grabitje e armatosur në afërsi të “Albi Mall”- raportohet për të plagosur
Një grabitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në afërsi të qendrës tregtare “Albi Mall “ në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para dyshohet edhe për të plagosur.
Një furgon që po kryente barte të parave dyshohet të jetë sulmuar në këtë rast.
Nga policia e Kosovës nuk janë dhënë ende detaje shtesë