Një punonjës i sigurimit fizik gjendet i vdekur në vendin e punës në Prizren, policia zbardhë detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën në Prizren.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet fjalë për një sigurim fizik.

Sipas policisë, me vendim të prokurori trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Qytetari serb në Banjskë dorëzon në Polici pistoletën pa leje