Pasi u kthye në Hagë, u bënë ndryshime në ekipin e mbrojtjes së Thaçit

Një ditë pas vizitës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në vend, janë bërë ndryshime në përbërjen e ekipit të tij mbrojtës.

Ndryshimet lidhen me rastin në të cilin Thaçi po akuzohet për pengim të drejtësisë.

Avokatja Nina Tavakoli ka vendosur të tërhiqet nga mbrojtja e Thaçit në këtë çështje, megjithatë, kjo nuk ka lidhje me çështje financiare apo ndonjë problem tjetër të ndjeshëm.

Arsyeja e dorëheqjes është se Tavakoli është gjithashtu përfaqësuese e Thaçit në rastin ku ai akuzohet për krime lufte në Dhomat e Specializuara, dhe ajo ka shpjeguar se “mosmjaftueshmëria e kohës” për t’u marrë me dy raste ka qenë arsyeja kryesore që ka çuar në këtë vendim”.

Për të zëvendësuar Tavakolin, ekipit mbrojtës të Thaçit do t’i bashkohet avokatja Sophie Menegon.

Lexo edhe:  Mediat në Serbi: Faton Hajrizi refuzoi të dorëzohej, u konfrontua me policinë