Ndryshime në ekipin e Thaçit: I largohet një avokate, i bashkohet një tjetër

Një ditë pas vizitës së Hashim Thaçit në Kosovë, janë njoftuar ndryshime në përbërjen e ekipit mbrojtës të tij.
Në fakt, ndryshimet kanë të bëjnë me rastin në të cilin ai po akuzohet për pengim të drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Kësisoj, avokatja Nina Tavakoli është tërhequr nga mbrojtja e ish-presidentit në këtë rast, mirëpo jo për ndonjë arsye që ka të bëjë me pagesat apo çështje tjetër të ndjeshme.

Arsye e marrjes së këtij vendimi, është fakti se e njëjta avokate përfaqëson Thaçin edhe në rastin ku ai akuzohet për krime lufte në Speciale, andaj arsyetimi i dorëheqjes së saj nga ky rast ka qenë “mosmjaftueshmëria e kohës” për t’u marrë me dy rastet.

E njëjta do të zëvendësohet nga Sophie Menegon.

Lexo edhe:  Pushuesi 48-vjeçar humb jetën në plazhin e Golemit