Aksidentohet familja me 6 anëtarë në Rrugën e Arbrit, gruaja e vdekur – burri dhe fëmijët të lënduar

Gjashtë anëtarë të një familjeje janë aksidentuar mbrëmjen e djeshme në segmentin e rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhë.

Shtetasi E.Z. duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka vdekur bashkëshortja e tij, M.Z..

Të plagosur kanë mbetur edhe katër fëmijët e çiftit.

Një prej tyre mësohet se është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Lexo edhe:  Vdes mjeku i njohur nga Podujeva