Aksident në Pejë, lëndohen pesë persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në Pejë, më saktë në fshatin Vitomirice.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan pesë persona, por të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Të lënduar po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.