Rutte: Ajo çka ka ndodhur në Kosovë nuk duhet të përsëritet kurrë më

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se janë në komunikime të vazhdueshme me krerët e shtetit në Kosovë dhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që sipas tij, kjo vizitë do të ndikojë në uljen e tensioneve në rajon.

Ai tha se Kosova përmes trupave të KFOR-it, është një shtet i shumë i rëndësishëm, kur prania e NATO-s është e fortë.

“Kosova është vend shumë i rëndësishëm, ku NATO ka prezencë të fortë përmes KFOR-it. Është e rëndësishme të angazhohemi të gjithë që ky shtet të jetë në situatën më të mirë të mundshme. Atje ka pasur zgjedhje dhe do të shohim si do të formohet Qeveria e re. Gjithë kjo është pjesë e një procesi normal demokratik, gjë që është e mirë. Por në të gjithë rajonin situata po ndryshon. Jam në komunikime intensive, jo vetëm me krerët e Kosovës dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës, por javën e kaluar kam biseduar edhe me Vuçiqin, që javën tjetër pritet të jetë së shpejti në Bruksel. Pra, komunikimet janë intensive që tensionet në rajon të ulen”.

Sipas tij, ajo çka ka ndodhur Kosovë në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më.

“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ky rajon ka potencial të madh. Dëshirojmë që të rinjtë që jetojnë këtu, të qëndrojnë këtu, të jenë të suksesshëm, të hapin biznese, të inkuadrohen në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend”, tha Rutte për Al Jazeera Balkans.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është personi që u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Prizrenit, dyshohet për mbidozë të drogës

Vizita e sotme Ruttes në Kosovë, është vizita e parë e tij, ku do të pritet në takim nga krerët e shtetit, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.