Përfshihen nga zjarri malet e Deçanit, kërkohet ndërhyrja emergjente e autoriteteve shtetërore

Një incident i rëndë zjarri ka ndodhur në Deçan, ku malet e Deçanit janë përfshirë nga flakët.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook, nga faqja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan.

Ata kanë kërkuar nga autoritetet shtetërore ndërhyrje emergjente për ndalimin e këtij zjarri, që ka marrë përmasa shqetësuese.

“Ju bejmë thirrje autoriteteve shtetërore për ndërhyrje emergjente në ndaljen e zjarreve në malet e Deçanit, zjarrë i cili kanë marrë përmasa shqetësuese. Dënojmë zjarrëvenien e cila ka shkatërruar hektarë të terë të pasur me bimë, gështënja e drunjë të ndryshëm”, thuhet në njoftmin e tyre.

Lexo edhe:  Rrihen mes vete dy grupe të rinjsh, tetë arrestohen