Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Ferizaj në një dyqan, ku dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 1000 euro.

Sipas Policisë, rastin e ka treguar punonjësja, e të dyshuarit pasi i kanë marrë paratë kanë ikur në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet si “grabitje e armatosur”.

“Me datën dhe kohën e lartcekur ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market. Sipas viktimës femër  kosovare–punëtore e marketit, dy të dyshuar nën kërcenim të armës nga arka kanë grabitur para të gatshme rreth njëmijë (1000)€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Lexo edhe:  Dalin pamje: Hashim Thaçi ndodhet në shtëpinë e tij në Burgojë, po ruhet nga Eulex