KQZ nis numërimin e votave me postë nga diaspora

Në Qendrën e Numërimit dhe rezultateve ka nisur numërimi i votave të diasporës nga votimit me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se numërimi i këtyre votave po bëhet krahas atyre nga përfaqësitë diplomatike numërimi i të cilave ishte paraparë të përfundone dje por që nuk ndodhi ashtu.

“Mund t’iu konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, tha Elezi

Lexo edhe:  Aksident në qendër të Pejës, motoçikleta përfundon nën veturë