Pasi u hodh nga muri, Ilir Shaqiri ironizon Gjestin?
Incidenti i fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti ka kapërcyer murin në përpjekje për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale.
Jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet dhe as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë therëse që ka shkaktuar edhe polemika.
Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, produksioni i “Big Brother VIP” ka dërguar një Zarf të Zi për banorët, duke njoftuar për incidentin e ndodhur me Gjestin. Sipas njoftimit, ai ka shkelur rregullat duke kaluar murin e oborrit dhe është hedhur në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, një zonë e monitoruar 24 orë nga kamerat dhe stafi i sigurisë.
Vëllai i Madh ka reaguar menjëherë, duke e rikthyer Gjestin brenda shtëpisë pasi është siguruar që ai gëzon shëndet të plotë. Ndërkohë, banorët dhe publiku do të mësojnë detajet dhe vendimin përfundimtar të produksionit gjatë spektaklit live të së shtunës.