Behrami: Amerika na ka mbrojtur prej një kryeministri kamikaz, s’na mbron e s’na toleron më

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit, Artan Behrami, ka theksuar nevojën për largimin e Albin Kurtit nga qeveria, duke e kosnideruar këtë si një çështje urgjente për Kosovën.

Gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, Behrami tha se administrata e re amerikane operon ndryshe nga ajo e mëparshme dhe se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mund të mos jetë e njëjtë si më parë.

“E kemi një administratë të re amerikane e cila operon krejt ndryshe. Deri më sot, Amerika na ka mbrojtë neve prej një kryeministri kamikaz. Tash e tutje, nuk jam i sigurt nëse ShBA-të do të na mbrojnë dhe do të na tolerojnë edhe më tutje me mbrojtë Kosovën prej një kryeministri kamikaz. Kjo e bën urgjencë me e largu këtë njëri.” – tha ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkimit të opozitës për të sjellë ndryshime në qeverisje, duke përmendur se edhe në të kaluarën qeveritë kanë operuar me më pak deputetë në Kuvend, por kanë arritur rezultate të mëdha.

“Unë mendoj që përbashkimi i opozitës nuk është risi. Ka ndodh edhe në të kaluarën. Ka qeveri që kanë operu me minus deputet në Kuvend dhe kanë bërë mrekulli në këtë vend, kanë ndërtu autostrada, kanë ndërtu shkolla, kanë sjellje njohje çdo javë.” – shtoi ai

Lexo edhe:  Kosova fle mbi thëngjill, por importoi 6 milionë euro për 2 vjet