Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë diell pritet të ketë orëve të pasdites, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje. Minimalja -1 Gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 14 Gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa rajone me intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu, por vranësirat sjellin reshje shiu nganjëherë në disa vise të Shqipërisë. Reshje të dobëta mund të ketë edhe në ndonjë zonë ne Maqedoninë Veriore dhe thellë në jug të Kosovës.
Nga e Mërkura na pret mot me më shumë vranësira, por herë pas here me ndonjë interval kohor me diell. Në Shqipëri do të ketë reshje të herëpashershme, lokale shiu, ndërsa në viset tjera më thatë. Afër fundjavës reshjet lokale të shiut pritet të shtrihen edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës, ndërsa të Dielen mund të kemi edhe reshje bore./MeteoBallkan