Ndërron jetë Agim Sefaja nga Smrekonica, punëtor i devotshëm i Ndërmarrjes Komunale “Përparimi”
Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të Agim Sefajës, banor i fshatit Smrekonicë dhe punëtor i dalluar i Ndërmarrjes Komunale “Përparimi” në Vushtrri.
Agimi e nisi rrugëtimin e tij profesional që në moshë të re, duke iu bashkuar kësaj ndërmarrjeje ku shërbeu me nder dhe përkushtim për plot 40 vite. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në mirëmbajtjen e pastërtisë së qytetit, duke u bërë një shembull i vlerave të punës dhe përkushtimit për komunitetin.
Kolegët dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë Afrimin si një njeri të thjeshtë, të përkushtuar dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në mesin e familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sefaja, kolegëve të tij në Ndërmarrjen Komunale “Përparimi” dhe gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan Agim Sefajën. Pushoftë në paqe.
Foto nga : Besim Jashari!