Eksperti i sigurisë: Janë 60 mijë të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, 32 mijë prej tyre nga hapësirat ku flitet shqip
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka bërë të ditur se në dokumentet të cilat janë zbuluar në ish-republikat Jugosllave ishin 60 mijë persona të rekrutuar nga UDB-ja dhe KOS-i, prej tyre 32 mijë nga hapësirat ku flitet gjuha shqip.
“Janë të dhënat zyrtare se janë mbi 60 mijë bashkëpunëtorë të ish-sistemit të sigurisë në të gjithë Jugosllavinë, prej tyre 32 mijë janë në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi deri në vitin 1997”, tha Shala.
Ai tutje tregoi se çfarë sipas tij ndodhi me këta 32 mijë pas vitit 2000.
“Në mënyrë hipotetike, një pjesë e tyre mund të jenë vazhdimësi e veprimtarisë së tyre, si pasojë se baballarët e tyre mund të jenë bashkëpunëtor të ish-sistemit”, tha ai.