Policia kufitare parandalon kontrabandë në Han të Elezit, arrestohen tre persona

Njësitë patrulluese të Policisë Kufitare nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare – Hani i Elezit, kanë parandaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 03:20 të mëngjesit, gjatë patrullimit në fshatin Seqishtë, policia ka ndaluar tri automjete që dyshohej se po transportonin mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme komerciale, përfshirë veshmbathje, bizhuteri, aksesorë dhe mjete pune, të cilët dyshohet se ishin destinuar për kontrabandë drejt Maqedonisë së Veriut. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar tre persona të dyshuar: M.B. (23 vjeç), A.N. (32 vjeç) dhe I.L. (19 vjeç).

Dy të dyshuarit janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëri është shtetas i Kosovës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa mallrat dhe automjetet e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit.

Lexo edhe:  Dafina Zeqiri mahnit me pozat e reja nga pushimet