Mehmetaj zbulon fotografinë e Albin Kurtit pranë ushtarëve të UÇK-së: Shkoi të negocionte lirimin e inspektorit serb Zoran Zbiliç

Sot gjatë ditës, VV publikoi një fotografi ku shihej Albin Kurti pranë ushtarëve të UÇK-së.

Kjo foto u komentua në mënyra të ndryshme, disa e përshkruan atë si një tregues të afërsisë me UÇK-në, ndërsa të tjerë e panë si dëshmi se ai asnjëherë nuk ishte pjesë e kësaj ushtrie, pasi nuk ishte gjetur asnjë foto ku ai mbante uniformë.

Por edhe kjo foto doli të kishte një tjetër qëllim. Gazetari Mehmetaj ka publikuar edhe fotografi të tjera nga ky takim, ku, sipas tij, qëllimi ishte negociimi për lirimin e inspektorit serb, Zoran Zbilic.

“Ai ishte arrestuar nga UÇK-ja. Demaçi, me sekretarin e tij, Albin Kurtin dhe me OSBE-ne shkuan ta lirojne Zbiliçin, ka shkruar Mehmetaj.

Postimi i plotë:

S’iu lejoj ta shtremberoni historine

Fotografia e Albin Kurtit qe e ka publikuar sot Vetevendosja eshte shkrepur me 24 nentor 1998, diten kur me UÇK-ne po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliç.

Ai ishte arrestuar nga UÇK-ja. Demaçi, me sekretarin e tij, Albin Kurtin dhe me OSBE-ne shkuan ta lirojne Zbiliçin.

UÇK pranoi si shenje e vullnetit te mire, me kushtin qe te liroheshin me pas edhe disa te burgosur shqiptare.

“Negociatat me UÇK-ne ishin te veshtira”, pati deklaruar me pas Demaçi.

Lexo edhe:  Lirohet Blend Zymi që u arrestua për statuse në Facebook